Parku arkeologjik i Apolonisë, rreth 6 mijë vizitorë vetëm në korrik

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Parku Arkeologjik i Apolonisë vijon të jetë një destinacion i preferuar i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Grupe turistësh të huaj vizitojnë çdo ditë këtë park ku njihen me historinë e antikitetit të një prej siteve më të mëdhenj arkeologjik të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike.

“Korriku i këtij viti solli 5918 vizitorë në Parkun Arkeologjik Kombëtar Apolonia 3% më shumë se 2018”, bën të ditur ky park.

Sipas të dhënave të publikuara nga Parku Arkeologjik i Apolonisë 7 mujori i 2019 është vizituar nga 34 386 turistë, 15% më shumë se ai i 2018.

“Po ashtu edhe të ardhurat e 2019 nga shitja e biletave ka arritur në 6 606 330 lekë”, shton parku.

Parku arkeologjik i Apolonisë, i shpallur monument kulture nga viti 1948 është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.