Ngjarja në SHBA, Basha: Sulme burracake kundër të pafajshmëve

TIRANË, 4 gusht /ATSH/-Kreu i PD, Lulëzim Basha, reagoi lidhur me sulmet e përgjakshme, të ndodhura këtë fundjavë në El Paso dhe Ohio të SHBA-së, duke i cilësuar si “sulme burracake kundër të pafajshmëve”.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”, shprehet Basha.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.