FRANCË – Zapata kalon La Manshin me flyboard

SANGATTE, 4 gusht /ATSH-AA/ – Franky Zapata, shpikësi i mjetit fluturues “flyboard”, ka kaluar Ngushticën e Doverit në Kanalin e La Manshit duke fluturuar.

Zapata arriti në fshatin Saint Margaret të Anglisë 22 minuta pas ngritjes në orën 06:17 sipas kohës lokale nga qyteti Sangatte i Francës.

Gjatë udhëtimit të tij prej rreth 35 kilometrash, Zapata bëri mbushjen e flyboardit me karburantin, të cilin e mbante në shpinë.

Franky Zapata bëri tentativën e parë për të kaluar Ngushticën e Doverit më 25 korrik, por dështoi pasi ra në det për shkak të humbjes së ekuilibrit gjatë uljes në platformën për rimbushje me karburant./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.