TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka përfunduar një tjetër investim duke riparuar defektin e ujit të pijshëm në rrugën “Rrapo Hekali” .
Punonjësit i dhanë fund problematikës së banorëve në këtë zonë në një kohë mjaft të shkurtër duke furnizuar me ujë të pijshëm banorët e zonës.
Sipas UKT, edhe pse temperaturat janë të larta, ekipet janë gjatë gjithë kohës në terren për t’i dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme.
Ujësjellës Kanalizime në Tiranë thonë se rikthimi i territorit ku ndërhyhet, në gjendjen fillestare, është një pjesë e punës së përditshme, ku sipas tyre, në raste të caktuara kërkon pak më tepër kohë për t’u finalizuar.