Agjencia Telegrafike Shqiptare

Policia Rrugore arreston një tjetër drejtues mjeti për mitëdhënie

TIRANË, 3 gusht/ATSH/- Gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 8 drejtues mjetesh për mitë dhënie. Rasti i fundit është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, pasi drejtuesi i mjetit me iniciale Sh. X., 54 vjeç, gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit për shkeljet e verifikuara nga efektivet e Policisë Rrugore, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.

Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës, është tërësisht e angazhuar për te rritur parametrat e sigurisë rrugore, si dhe për ndëshkuar çdo shkelje e paligjshmëri të parashikuar në Kodin Rrugor Shqiptar dhe aktet e tjera ligjore, duke bashkëpunuar ngushtësisht me qytetarët, të cilët janë dhe aleati më i çmuar i Policisë së Shtetit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version