Korçë, investime në infrastrukturë për standarde më të mira dhe zhvillimin e ekonomisë lokale

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Bashkia e Korçës vijon punën për rehabilitimin e hapësirave të brendshme të lagjeve. Kështu në lagjen 18 vijon puna për rehabilitimin e asfaltit të dëmtuar në Rrugën “Dhimitër Denasi”.

Projekti synon infrastrukturë e përmirësuar dhe standarde më të mira për jetesën e komunitetit. Punimet synojnë rrugë e trotuare, më shumë ndriçim e gjelbërim mes blloqeve të banimit dhe kushte të përmirësuara për banorët.

Sipas bashkisë së Korçës, iu dha zgjidhje kësaj problematike duke siguruar infrastrukturë të përmirësuar për banorët dhe automjetet.

Gjatë muajve të verës, bashkia e Korçës po punon me intensitet të shtuar për të përmirësuar infrastrukturën e zhvilluar ekonominë lokale. Investimet në infrastrukturën rrugore në zonat urbane dhe rurale në Korçë, po i shndërrojnë hapësirat e qytetit me standarde bashkëkohore duke përmirësuar jetesën e banorëve. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.