Tatimet mbyllin Taivanin, Braçe: Të jesh kush të duash, i madh sa të duash, zbato ligjin ose mbyllesh

TIRANË, 2 gusht /ATSH – I. Vata/ -Zëvendëskryeministri Erjon Braçe deklaroi sot se se në qendër të kryeqytetit mbyllet Taivani, pasi për të dytën herë nuk pret kuponin tatimor.

“Ky është Taivani! Nga dje në mbrëmje i mbyllur i gjithi! Mu në zemër të Tiranës dhe pa asnjë-zero kupon tatimor ne çdo tavolinë! Për herë të dytë! Kështu që mbyllur kafeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!”, shprehet Braçe.

Po ashtu, Braçe thekson se s’ka rëndësi kush je dhe kë njeh, nëse nuk respekton ligjin, biznesi mbyllet.

“Të jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!Mos kërko kot, nuk të ndihmon dot as kush!”, shprehe-ai.

Gjithashtu, Braçe, falënderon inspektorët e tatimeve në përmbushje të detyrës.

“Dua të falenderoj edhe një here inspektoret e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në kryerje të detyrës, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo të përfshirë në këtë përpjekje konstante për ligjshmëri!”, shprehet Braçe.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.