Spiropali me 24 kryetarët e njësive të Tiranës: Më shumë angazhim dhe punë në terren me njerëzit e zakonshëm

TIRANË, 2 gusht /ATSH – I. Vata/ – Drejtuesit politik të qarkut Tiranë, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati zhvilluan sot një takim me 24 kryetarët e njësive të Tiranë për të diskutuar për rezultatet e punës deri më tani dhe pikënisjen e e diskutimeve për të bërë më shumë.

“Me 24 kryetarët e njësive të Tiranës në tryezë të hapur diskutimi, morëm feedback-un e nevojshëm të rezultateve të një pune të vullnetshme të bërë deri më tani”, shprehet Spiropali.

Spiropali thekson se ne nuk vetëkënaqemi, kjo tryezë është pikënisja e analizës për të bërë më shumë.

“Por si progresistë ne nuk vetëkënaqemi me punët e bëra, ndaj kjo tryezë ishte pikënisja e analizave dhe diskutimeve për të bërë më shumë, në çdo qelizë formuese të PS-së Tiranë Komunikim, angazhim, punë të përditshme në terren me njerëzit e zakonshëm të cilëve shumë u detyrohemi”, shprehet ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.