BM – Rritje e mbështetjes për Johnson pas marrjes së kreut të konservatorëve

LONDËR, 2 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson forcon pozitat para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare hipotetike në Britaninë e Madhe, sipas një sondazhi të fundit të ”Ipsos Mori” që tregon se tani Partia Konservatore ka një konsensus 34% kundrejt 24% të laburistëve të Jeremy Corbyn dhe 20% të liberal-demokratëve (pro qëndrimit në BE).

Kryeministri i ri  ka 25 pikë avantazh në termin personal ndaj Corbyn, megjithëse 74% nuk besojnë se ai do të ketë sukses për të mbyllur një marrëveshje të re Brexit me Brukselin brenda 31 tetorit.

Nga ana tjetër, 60% e simpatizantëve konservatorëve, besojnë se ai do t’ia dalë të arrijë një marrëveshje./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.