Bashkia Fushë-Arrëz, ndërhyn për riparimin e kanali vaditës të fshatrave Shpoz dhe Kavlina

TIRANË, 2 gusht /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Fushë-Arrëz ka nisur sot punën për riparimin e kanali vaditës i fshatrave Shpoz dhe Kavlina, pas reshjeve të dendura të shiut.

Nën përkujdesjen e Zëvendës Kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz, Ndue Doda, Drejtorit të Shërbimeve Oltjon Çoba dhe Inspektorit të Bordit të Kullimit dhe Vaditjes,  Sajmir Lleshi nisi puna për riparimin e  këtij kanali.

Kanali Shpoz-Kavlina u dëmtua nga reshje e shiut në disa segment si dhe u mbulua me dhe duke bërë të pamundur vaditje.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.