LONDËR – Banka e Anglisë ngre alarmin për pasojat e një ”no deal”

LONDËR, 1 gusht /ATSH-AFP/ – Guvernatori i Bankës së Anglisë ngriti sot alarmin për pasojat e një Brexit pa marrëveshje dhe uli parashikimet e rritjes ekonomike për 2019 dhe 2020, marrë shkas nga një pasiguri e krijuar në një kontekst të përkeqësuar ekonomik botëror.

Të gjitha masat e parashikuara në rast largimi të papritur të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk mund të eliminojnë rregullimet themelore ekonomike që do të shkaktonte një skenar i tillë, paralajmëroi Mark Carney, guvernator i Bankës së Anglisë (BoE), gjatë konferencës për shtyp pas vendimit të Institucionit për të ruajtur normën bazë të interesit në 0,75%.

‘’Cilado qoftë alternativa që vendi do të zgjedhë, është më mirë të kemi një periudhe tranzicioni’’, theksoi ai.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.