VARSHAVË – Maas: Gjermania nuk do të marrë pjesë në misionin në Hormuz

VARSHAVË, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas deklaroi sot se vendi i tij nuk do të përfshihet në misionin e drejtuar nga SHBA-ja në Ngushticën e Hormuz.

“Qeveria gjermane nuk do të marrë pjesë në misionin detar të paraqitur dhe planifikuar nga SHBA-ja”, tha Maas në Varshavë.

Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, janë mbledhur sot në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë  janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.