Tiranë/ Qendra komunitare e shëndetit mendor nr. 1, kryejnë terapi 190 fëmijë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr. 1 në Tiranë janë kryer në total 769 vizita për të rritur.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë thotë se nga 769 vizita, 253 janë kryer për herë të parë ndërsa referimet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë 39.

Ndërkaq, qendra komunitare e shëndetit mendor ofron po ashtu terapi për fëmijë nga staf multidisiplinar. Kështu, në këtë qendër janë kryer 320 vizita për fëmijë, 190 terapi dhe 130 vlerësime mbi gjendjen psikologjike të tyre. /z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.