UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të vizitojë Poloninë dhe Danimarkën në fund të muajit tjetër pas udhëtimit të tij në Francë për G7, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
Vizita në dy vendet do të zhvillohet nga 31 gushti deri më 3 shtator. Më 1 shator, presidenti do të marrë pjesë në eventet që do të zhvillohen në Varshavë në kujtim të 80-vjetorit fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në Danimarkë, Trump do të takohet me mbretëreshën Margrethe II.
Presidenti polak, Andrzej Duda që vizitoi Shtëpinë e Bardhë në qershor, ftoi homologun e tij amerikan në Varshavë për të asistuar evetet përkujtuese të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Që prej vizitës së Duda, dy vendet kanë vendosur të rrisin bashkëpunimin ushtarak. /G.S/