SHANGAI – Asnjë koment për negociatat tregtare kino-amerikane

SHANGAI, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – Është mbyllur në Shangai raundi i negociatave mbi tarifimet midis Kinës dhe SHBA, që rifilluan pas tre muajsh, pa pasur asnjë indikacion mbi përparimet e bërë gjatë bisedimeve, njoftoi agjencia Bloomberg.

Delegacioni amerikan, përbëhej nga  sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe përfaqësuesi për Tregtinë, Robert Lighthizer, zhvilloi bisedime me zëvendëskryeministrin kinez Liu He në hotelin ”Xijiao State Guest”.

Ndërsa negociatat ishin në vazhdim, presidenti amerikan, Donald Trump, sulmoi përmes rrjetit Twitter se ”Kina ka probleme”.

“Ata duhet të kishin filluar të blinin produkte bujqësore, por nuk ka shenja. Ekipi im po negocion me ta, por ata gjithmonë duan ta ndryshojnë marrëveshjen në favor të tyre”, shkroi ai./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.