Pali Kolefski nis punën për transformimin e Bashkisë Pustec

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Pali Kolefski filloi sot punën për transformimin e Bashkisë Pustec.

“Rreth 55% pjesëmarrje në votim, shtrëngim duarsh ndërmjet ish-kryetarit dhe kryetarit të sapozgjedhur, konsensus për kryetaren e re të Këshillit Bashkiak, janë fillimi më i mirë i një pune të palodhur për gjithë minoritetin maqedonas pa dallim. Suksese”, u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e marrjes së detyrës.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Kolefski fitoi me 646 vota diferencë përballë Edmond Themelkos, i cili ka qenë kryebashkiak në mandatin e kaluar në këtë bashki.

Kolefski doli fitues kundrejt kandidatit tjetër të Aleanca Maqedonase për Integrime Evropiane(AMIE) Edmond Themelko.

Ai mori 1505 vota, ndaj 859 votave të kandidatit Edmond Themelko, i cili garoi nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim.

Pas 12 vitesh, bashkia e minoritetit maqedonas rikthehet në drejtimin e Partisë Socialiste.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.