JORDANI – Kushner takohet me mbretin Abdullah II për paqen në Lindjen e Mesme

AMAN, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, u takua sot në Aman me mbretin Abdullah II të Jordanisë për procesin e paqes për një zgjidhje ndaj konfliktit izraelito-palestinez, njoftoi pallati mbretëror të Jordanisë.

“Sovrani jordanez diskutoi me Kushnerin për përpjekjet e vendosura për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez, gjatë një takimi në pallatin mbretëror në Aman”, sipas komunikatës së Pallatit.

“Përgjegjësi amerikan zhvilloi aktualisht po zhvillon një turne që do e dërgojë në shumë shtete të rajonit”, sipas të njëjtave burime, ndërkohë që Uashingtoni premton një plan paqeje shumë të përfolur, që kundërshtohet nga palestinezët dhe kritikohet nga Jordania./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.