GJERMANI – Berlini i rezervuar për misionin e mbrojtjes në Hormuz

BERLIN, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Gjermania ka mbajtur një qëndrim diskret ndaj kërkesës së SHBA-së për të marrë pjesë në një mision mbrojtjeje në Ngushticën e Hormuzit, që pritet të ndërlikojë më tej përpjekjet europiane për një zgjidhje diplomatike me Iranin, deklaroi sot një zëdhënëse e qeverisë.

‘’Përparësia për mendimin tonë duhet të jenë përpjekjet diplomatike dhe zbutja e krizës të nxitur nga anijet cisternë mes Teheranit dhe Londrës’’, deklaroi Ulrike Demmer, në një konferencë të rregullt për shtyp në Berlin.

‘’Qeveria gjermane është treguar e rezervuar ndaj propozimit konkret të SHBA-së dhe kjo është arsyeja përse ajo nuk ka pranuar të marrë pjesë’’, sqaroi ajo, pasi qasja e përgjithshme e politikës tonë ndaj Iranit ndryshon qartazi nga qasja aktuale e SHBA-së./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.