FOTO/ Korçë, infrastrukturë moderne për këmbësorët në rrugën “Viktor Eftimiu”

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Investimet infrastrukturore po vijojnë në Korçë jo vetëm për qendrën e qytetit, po në çdo lagje.

Në rrugën “Viktor Eftimiu” kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj duke ofruar kushte më të mira për banorët.

Rikonstruksioni i trotuareve përgjatë rrugës “Viktor Eftimiu” do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e nevojshme për këmbësorët. Një ndërhyrje e rëndësishme, e cila sjell transformimin në të dy krahët e kësaj rruge.

Këto investime po i japin Korçës një pamje të transformimit urban kudo në qytet dhe në rrugët e lagjeve duke u ofruar standarde moderne dhe hapësira të reja banorëve.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.