Boateng zyrtarisht te Fiorentina

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ -Kevin-Prince Boateng është zyrtarisht një lojtar i Fiorentinës, që e ka blerë vetëm për 1 milion euro kartonin e tij nga Sassuolo.

32-vjeçari pas luajti 6-muaj te “Barcelona”, do të vijoi karrierën në Serie A. “Sassuolo” e mori lojtarin sezonin e shkuar, ndërsa në janar, ai u transferua në Spanjë. Boateng kaluajtur edhe me skuadra si “Milan”, “Schalke 04” dhe “Eintracht Frankfurt”.

Në karrierën e tij Boateng ka fituar 1 Serie A, 1 Superkupë, 1 Kupë të Gjermanisë dhe 1 kampionat spanjol

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.