Shkarkimi i Arben Malajt, me kërkesë të grupit parlamentar të PS-së

TIRANË, 30 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është grupi parlamentar i Partisë Socialiste që ka kërkuar shkarkimin nga Bordi Mbikëqyrës të BSH-së të Arben Malajt”.

Gjatë konferencës për shtyp, Kryeministri iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi kërkesën për shkarkimin e Malajt, ndërsa shtoi se “kjo lidhet me grupin parlamentar, pyesni deputetët që kërkuan largimin e zotit Malaj”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.