SHBA – Trump: Duhet një ulje e fortë e normave të interesit nga FED

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Donald Trump i kërkoi sot Bankës Qendrore Amerikane që të ulë ndjeshëm normat e interesit ndërkohë që FED, që mblidhet prej dy ditësh, pritet të njoftojë sot një ulje modeste të normave.

“Do të dëshiroja të shihja një ulje të fuqishme të normave”, deklaroi presidenti para gazetarëve duke rritur presionin mbi institucioni financiar për të marrë masa më shumë lehtësuese.

Sipas ekspertëve, Komiteti Politik Monetar i FED do të vendosë të mërkurën një ulje modeste të normave të interesit për t’u përpjekur që të rrisë inflacionin që e gjykon shumë të ulët. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.