SHBA – Senati dështon në bllokimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Senati amerikan nuk arriti dje të mbledhë numrin e nevojshëm të votave për të hedhur poshtë veton që presidenti Donald Trump u detyrua të vendosë për të mundësuar shitjen në sasi të madhe të armëve amerikane për Arabinë Saudite dhe aleatët e saj.

Presidenti amerikan e mori vendimin në maj duke anashkaluar Kongresin dhe duke përdorur një procedurë të përshpejtuar për këtë shitje të diskutueshme, për 8,1 miliardë dollarë në total, me argumentin e kërcënimit iranian.

Republikanë dhe demokratë të Kongresit u bënë bashkë në atë kohë për të miratuar disa rezoluta për të bllokuar shitjen e armëve Arabisë Saudite si dhe aleatëve të tjerë, kryesisht Emirateve të Bashkuara Arabe./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.