LONDËR – Cummings rebeli i Downing Street

LONDËR, 30 korrik /ATSH-AFP/ – ”Karrierist i çmendur” dhe ”shpirt rebel”, por ai është një strateg politik antikonformist që kryeministri i ri britanik, Boris Johnson e zgjodhi si këshilltar të posaçëm.

Dominic Cummings njihet edhe si truri i fushatës pro Brexit.

Me një retorikë të hidhur, Dominic Cummings, 47 vjeç, ka bërë shumë armiq deri në radhët e konservatorëve.

Në një telefilm që u transmetua në muajin janar në Channel 4,  me titull “Brexit: The Uncivil War”, ai u interpretua nga aktori Benedict Cumberbatch dhe perceptohet si një person që ngjall polemika dhe debate duke përdorur taktika të marra nga ”Arti i luftës” i Sun Tzu.

Ish-kryeministri konservator, David Cameron e portretizon si një ”karrierist të çmendur”.

Ai është krahasuar gjithashtu me Steve Bannon, ish-këshilltarin kontrovers të presidentit amerikan, Donald Trump.

Njësoj si ai, Cummings është i pasionuar pas taktikave ushtarake.

Promovimi i tij në strukturat e ekzekutivit është perceptuar si një vendim me rrezik, me një gjuhë satirike, që nuk pranon kompromise, por a do të mundet ai të gjejë vendin e tij në qeverinë britanike?./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.