Konstituohet këshilli bashkiak i Kavajës, betohet kryebashkiaku Krajli

TIRANË, 30 korrik/ATSH/- Kryetari i ri i bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli u betua sot pas konstituimit të këshillit bashkiak në këtë qytet.

Ceremonia e betimit u zhvillua në prefekturë, pasi ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja dhe mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën përpara bashkisë së Kavajës, duke bllokuar hyrjen e tyre në bashki.

Redjan Krali i PS-së është zgjedhur kryebashkiak i Kavajës në zgjedhjet e 30 qershorit, ku përballë kishte kandidatin e Bindjes Demokratike, Bledar Sinella.

Në konsituimin e këshillit bashkiak të Kavajës dhe betimin e Krajlit ishin të pranishme edhe Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së për qarkun e Tiranës dhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.