Konstituohet këshilli bashkiak Fushë-Arrëz, Fran Tuci rimerr mandatin e kryetarit

TIRANË, 30 korrik /ATSH – I. Vata/ Konstituohet këshilli bashkiak në bashkinë Fushë-Arrëz, Fran Tuci, betohet si kryetar bashkie.

“Në ditën e konstituimit të këshillit bashkiak Fushë-Arrëz, dalë pas zgjedhjeve për pushtetin vendor, datë 30.08.2019, u krye dorëzimi i mandatit për kryetarin e rizgjedhur për një mandat tjetër katërvjeçar Fran Tuci”, shprehet bashkia Fushë-Arrëz.

Po ashtu bëhet e ditur se në takimin konstituiv të këshillit bashkiak merrnin pjesë Prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja, deputeti i Qarku Shkodër, Luan Harusha, koordinatori politik për bashkinë Pukë dhe Fushë-Arrëz, kryetari i bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri dhe kryetari i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj.

“Pas zhvillimit të votimeve të fshehta në zbatim të ligjit Nr. 139/2015 “për qeverisjen vendore” u vendos që kryetar i këshillit bashkiak, bashkia Fushë-Arrëz u vendos Pal Peraj, si dhe nënkryetar i këshillit bashkiak, bashkia Fushë-Arrëz, Nikolin Sadiku. Anëtar i Këshillit Qarkut Shkodër, Leonard Deda. Me kaq u mbyllën punimet për të vazhduar në mbledhjen e ardhshme, sipas problematikave që do dalin në funksionimin e pushtetit të ri vendor në ditët në vijim”, shprehet bashkia. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.