Dosja “Babale”, Gjykata kërkon shoqërimin me forcë të Bardhit

TIRANË, 30 korrik/ATSH/- Gjykata e Tiranës, në kuadër të shqyrtimit të dosjes “Babalja” ka kërkuar të martën që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të sillet forcërisht në seancën gjyqësore të radhës për dosjen në fjalë, pasi kërkohet nga prokuroria për të dhënë dëshminë e tij.

Prokuroria ka kërkuar në dy seancat e fundit praninë e Bardhit, por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, nuk është paraqitur. Për të dëshmuar është thirrur dhe prokurori, Besim Hajdarmataj, por ky i fundit i angazhuar në një seancë tjetër gjyqësore dhe nuk u paraqit. Për prokurorin në fjalë është kërkuar vetëm rinjoftimi i tij për seancën tjetër.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.