Betohet kryetari i bashkisë Divjakë, Braçe: Sot nis puna, asnjë ditë vakuum

TIRANË, 30 korrik /ATSH – I. Vata/ – Zëvendëskryeministri Erjon Braçe shprehet se asnjë ditë vakuum në Divjakë, që sot nis puna, pas betimit të këshillit dhe kryetarit të bashkisë, Fredi Kokoneshi.

“U votua në 30 qershor, u shpallën rezultatet në 1 gusht, u njohën nga KQZ, u shpallën përfundimisht në Kolegj, u vërtetua si mandat në Gjykatë. Sot, u betua këshilli i ri i përbërë nga 31 këshilltarë të 6 partive, për herë të parë në histori në përbërje të tij janë 13 gra e vajza 60% e këshilltarëve nën 32 vjeç; u betua kryetari i rizgjedhur i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi! Kushtetueshmërisht, ligjërisht, juridikisht u mbyll sot gjithçka!”, shprehet Braçe.

Më tej, Braçe shton se “tani në punë sërish; Edhe me fortë, edhe më me shumë ritëm! Banorët e shumtë të Divjakës, por edhe turistët e shumtë të huaj që kanë bujtur në shtëpitë e Divjakës e resortin Divjaka, duan cilësi shërbimi dhe shërbim në kohë!”

“Ne ja dolëm ta ndryshojmë Divjakën! Tani duhet të ndryshojmë sërish, edhe me shumë, siç njerëzit duan!”, përfundon ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.