Zonat e Mbrojtura, destinacion tërheqëse me rreth 40 % të numrit të turistëve

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ – “Numri i turistëve është në rritje kjo tregon që muaji gusht, që është kulmi i sezonit turistik do te rikuperoj atë ulje që patëm dy, tre muaj më parë për shkak të situatës politike dhe zgjedhjeve. Mendoj se këtë vit do të kapim shifrën e 7 milionë turistëve dhe jam krenar që mbi 40% e kësaj shifre e mbajnë Zonat e Mbrojtura”, u shpreh gjatë një interviste televizive drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej.

I pyetur mbi projektin e fundit të ministrisë “Smile Albania” ai u shpreh se, “është ide novative për të nxitur zhvillimin e turizmit. Janë 500 të rinj të shpërndarë në 35 info pointe, të cilët japin një informacion fillestar, ju japin turistëve dy pyetësor ku ne marrim të dhëna mbi ta, ku turistët shprehin çfarë do të donin të ishte më mirë dhe konsideratat e tyre”.

Më pas Dedej u pyet dhe mbi Taks Forcën e Turizmit, e cila sipas tij po vepron në kohën e duhur, duke ndikuar në mbajtjen në kontroll të plazheve dhe uljen e numrit të humbjeve të jetëve në det, ku kishte një numër të lartë deri para 2-3 sezoneve. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.