SOFT NEWS – Carrie Symonds beqarja e parë që jeton në… Downing Street!

LONDËR, 29 korrik /ATSH-DPA/ – E dashura e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds, do të jetojë me të në 10 Downing Street, ku ndodhet qëndrimi i tij zyrtar në qendër të Londrës.

”Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 31 vjeçe, kanë hyrë në vendbanimin e ri të kryeministrit”, theksoi një zëdhënëse e Downing Street.

Symonds do të bëhet partnerja e parë e pamartuar e një kryeministri britanik që do të jetojë në Downing Street.

Xhonsoni pasoi Theresa May si kryeministër javën e kaluar, pasi fitoi një balotazh për kreun e Partisë Konservatore në pushtet kundër rivalit të tij, Jeremy Hunt./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.