SHBA – John Ratcliffe kreu i ri i 007-ve

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-ANSA/ – Kreu i shërbimeve sekrete amerikane, Dan Coats la detyrën pas disa muajsh beteje me presidentin, Donald Trump.

Presidenti amerikan emëron në vend të tij besnikun e tij, John Ratcliffe, një republikan nga Teksasi, i cili ka debatuar ashpër me ish-prokurorin e posaçëm të çështjes Russiagate, Robert Mueller, gjatë seancave të tij në Kongres.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se i respektuari Joh Ratcliffe do të emërohet drejtor i shërbimeve sekrete. Dan Coats, drejtori aktual, do të largohet më 15 gusht. Dua të falënderoj Danin për shërbimin e madh që i bëri vendit’’, theksoi Trump.

Largimi i Coats vjen pas disa muajve konfrontimi të shkaktuar nga kritika të përsëritura ndaj shërbimeve sekrete nën drejtimin e Trump./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.