Balla: Bashkia Devoll vijon punën normalisht duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ “Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Duke komentuar reagimet e opozitës për këtë bashki, Balla tha se “për llafe dhe zhurmë kemi Lulzim Bashën që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve”.

30 Qershori, sipas tij, “ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike”.

Kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro u betua në 26 korrik, pas konstituimit të këshillit bashkiak./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.