54 oficerë të rinj e me ambicie u shtohen Forcave të Armatosura

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga sot do të kenë 54 oficerë të rinj, mes të cilëve 14 vajza.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i uron suksese oficerëve të rinj.

“Urime 54 kadetëve mes të cilëve 14 vajza që përfunduan kursin e oficerit të ri, me mesataren më të lartë të viteve të fundit. Nga sot Forcat tona të Armatosura do të kenë 54 oficerë të rinj e me ambicie, ndërkohë që për rritjen e mëtejshme të cilësisë së tyre, synojmë të hapim ciklin trevjeçar të Akademisë”, shprehet Xhaçka.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Sot FARSH përbëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.