12,177 dhurues të gjakut në 7 muaj

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Nga 1 janari 2019 janë kryer 12,177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila thotë se tani është momenti i duhur për të dhuruar gjak.

“Nuk ka kohë më të mirë për të dhuruar gjak se tani nevojat rriten, ndaj dhurimi vullnetar është zgjidhja! ‪Cili grup gjaku je? 🅾️ 🅰️ 🅱️ 🆎 ‬ Dhuro Gjak Shpëto Jetë. ‪Bashkë ja dalim të sigurojmë. Gjak të Sigurtë për të Gjithë‬. Nga 1 Janari janë kryer 12 177 dhurime të gjakut në bankat e gjakut në Tiranë”, -thotë ministrja.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur prej kohësh fushatën solidare për dhurimin e gjakut.

z.tosku/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.