FRANCË – Pesë kandidatë europianë për drejtimin e FMN-së

PARIS, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Pesë kandidatë europianë janë përzgjedhur për drejtimin e FMN-së për të zëvendësuar drejtoreshën e përgjithshme në ikje, Christine Lagarde, që do të drejtojë Bankën Qendrore Europiane (BQE), sipas Ministrisë franceze të Financave.

Mes këtyre pesë kandidatëve është ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino, homologu i saj portugez Mario Centeno, që është gjithashtu edhe president i Eurogrupit, paraardhësi i tij në krye të ministrave të Finanacave të eurozonës, holandezi Jeroen Dijsselbloem, numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva dhe guvernatori i bankës së Finlandës, Olli Rehn.

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire u ngarkua nga homologët e tij europianë që të zhvillojë konsultimet për të propozuar një kandidat europian unik për drejtimin e FMN-së./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.