Çuçi: Mbështesim investimet në komplekset e rritjes së shpendëve për mish

TIRANË, 27 korrik /ATSH/- Mbarështuesit e shpendëve janë një grup i rëndësishëm interesi, që kanë bërë investime të mëdha, por që kanë ende nevojë për mbështetje në mënyrë që të aktiviteti i tyre të zhvillohet më tej.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, gjatë një takimi në Tiranë ditët e fundit me përfaqësues të shoqatës së shpendëve u shpreh se, ky bashkëbisedim është një mundësi e mirë për të diskutuar nga afër problemet dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur.

Ndihma për ndërtimin e stallave blegtorale, si dhe lehtësitë proceduriale për të përfituar nga fondet e Programit IPARD ishin dy prej kërkesave të tyre.

Ndërkohë me rëndësi të madhe është që të gjithë subjektet të përmbushin standardet e shpendëve të gjallë që importojnë dhe i rrisin për t’i tregtuar më pas për mish. “Ne nuk do të tolerojmë askënd që i shkel këto standarde”, – tha ministri Çuçi. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.