Ajër më i mirë për kryeqytetin, përdorni biçikletat në fundjavë

TIRANË, 27 korrik /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, apeloi sot  qytetarët që për fundjavë të braktisin makinat dhe të përdorin biçikletat.

“Fundjavë të bukur! E di vetë ti! Pa makina, por me biçikleta. Kap momentin tënd në Tiranë”, shprehet Veliaj!

Po ashtu, kryetari i bashkisë Veliaj, poston një set foto nga kryeqyteti për të sensibilizuar qytetarët për një fundjave pa makina. Mbrojtja e mjedisit dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit në kryeqytet është synim i bashkisë e cila ka ndërmarrë një sërë nismash, përfshirë edhe ndërtimin e korsive të biçikletave. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.