POLONI – Mbi 30 krerë shtetesh të pranishëm në përvjetorin e LIIB

VARSHAVË, 26 korrik /ATSH-PAP/ – Shefat e qeverive dhe presidentët e mbi 30 vendeve do të marrin pjesë në ceremonitë kushtuar 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, më 1 shtator 2019, që do të zhvillohen në Poloni.

Zëdhënësi i presidencës polake, Blazej Spychalski deklaroi për radion polake ”Tre” se ceremonitë do të ndahen në dy pjesë.

Presidentët polakë dhe gjermanë, Andrzej Duda dhe Frank-Walter Steinmeier do të nisin ngjarjet zyrtare në Wielun, një qytet në Poloninë perëndimore, që u godit për herë të parë nga sulmet ajrore gjermane në orët e para të 1 shtatorit 1939.

Më pas, ceremonitë e organizuara nga presidenca do të vazhdojnë në Varshavë.

Presidenti Andrzej Duda dërgoi ftesa për të gjithë udhëheqësit e vendeve që përbënë aleancën antinaziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duda gjithashtu ftoi drejtuesit e të gjitha vendeve të NATO-s, BE-së dhe vendeve të Partneritetit Lindor si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të marrë pjesë.

”Deri tani, mbi 30 vende kanë konfirmuar se do të dërgojnë delegacione të nivelit të lartë në Poloni”, tha Spychalski./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.