KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër, Ramiz Lala

TIRANE, 26 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala.

Trupa gjykuese i KPK përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Lala u përball me KPK për tre kriteret e procesit të Vetingut: të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit. Pas shqyrtimit të dosjes, KPK vendosi konfirmimin e gjyqtarit Lala në detyrë.

Ramiz Lala e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2010 në gjykatën e Përmetit. Ai ka kryer më parë aktivitet privat në vitet 2000-2006, ka punuar në aeroportin e Kukësit, si dhe në një periudhë të shkurtër në Ministrinë e Drejtësisë.

Lala u emërua kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës në tetor të vitit 2013 dhe vazhdon të mbajë të njëjtin post prej gati 6 vitesh.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.