JAPONI – Tokio heq Seulin nga lista preferenciale e tregtisë

TOKIO, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Japonia ka në plan të heqë Korenë e Jugut nga lista e vendeve që marrin trajtim preferencial tregtie, sipas një raporti japonez të medias, një kthesë e fundit në një mosmarrëveshje përshkallëzuese mes dy vendeve.

”Tokio planifikoi të hiqte Korenë e Jugut nga lista e cila e lejon të blejë produkte që mund të përdoren për qëllime ushtarake”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Japonia e kishte irrituar Korenë e Jugut muajin e kaluar duke forcuar kontrollet e eksportit për materialet e përdorura për të prodhuar ”chip”-e dhe ”display” duke pretenduar se marrëdhëniet e tyre ishin “dobësuar ndjeshëm”.

Ky vendim erdhi pasi Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut urdhëroi kompanitë japoneze që të kompensonin koreano-jugorët për punë të detyruar gjatë kohës së luftës gjatë kolonizimit japonez të Gadishullit Korean në mes të viteve 1910 dhe 1945.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon  Jae tha se vendimi  ishte i motivuar politikisht dhe i bëri thirrje Tokios për të hequr kontrollet.

SeulI ka paraqitur gjithashtu një ankesë kundër Tokios në Organizatën Botërore të Tregtisë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.