ISHP mbedh specialistë e rretheve: Me rëndësi ndërgjegjësimi i popullatës mbi hepatitet

TIRANË, 26/ATSH/Në kuadër të ditës botërore të hepatitëve, Instituti i Shëndetit Publik zhvilloi një takim pune ku bëri bashkë specialistë e rretheve për të diskutuar mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës mbi këtë sëmundje.

Në takimin me specialistët e promocionit të rretheve u theksua rëndësia për informimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës për njohjen e hepatiteve, mënyrën e transmetimit dhe masave mbrojtëse që duhen marrë.

Gjithashtu, nga paraqitja e situatës së hepatiteve në vend u vu në dukje rëndësia për rritjen e numrit të personave që testohen ndaj hepatiteve, si një mënyrë për diagnostikimin dhe trajtimin sa më herët të hepatiteve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.