Ditëlindja e Zahos, Kryeministri Rama publikon foton e veçantë

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Në 5-vjetorin e djalit të vogël të familjes së Kryeministrit, Rama ka zgjedhur një urim të veçantë duke publikuar foton e dy djemve, Zaho dhe Gregor pranë njëri-tjetrit.

Në foton e publikuar nga Rama, Zaho shihet i lyer në fytyrë si ‘Spiderman’ dhe i ulur në prehrin e Greg.

“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30”, shprehet Kryeministri Rama.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.