Zhvillimi i shoqërisë civile, miratohet udhërrëfyesi për politikën qeverisëse

TIRANË, 25 korrik /ATSH/  Këshilli i Ministrave vendosi sot, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,miratimin e udhërrëfyesit për politikën qeverisëse drejt një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile 2019-2023, i rishikuar.

Kryeministria është përgjegjëse për bashkëveprimin dhe monitorimin për zbatimin e udhërrëfyesit.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si edhe institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në shtojcën “Plani i veprimit”, për zbatimin e këtij vendimi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.