SPANJË – Socialistët dhe Podemos akuzojnë njëri-tjetrin për bllokimin e formimit të qeverisë

MADRID, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Partia Socialiste e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez dhe e majta radikale e Podemos hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për bllokimin e formimit të koalicionit qeverisës që do të mundësonte riemërimin e Sanchezit në detyrë, ditën e enjte.

‘’Ne nuk hyjmë në qeveri me çdo çmim’’, paralajmëroi kreu negociator i Podemos, Pablo Echenique në një intervistë për median.

”Partia Socialiste shprehet se do të na propozojë katër poste në qeveri, por pa asnjë caktim konkret kompetencash, që do të mundësonin përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë”, shtoi ai.

‘’Podemos kërkon të administrojë më shumë se gjysmën e buxhetit. Kjo forcë politike na kërkoi neve në mënyrë të hapur për t’i besuar qeverinë, ky është një qëndrim absolutisht aspak realist nga ana e tyre’’, replikoi numri dy i qeverisë në ikje, Carmen Calvo, i cili po negocion për palën socialiste./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.