Kosovë/Parashikimi i motit 25 korrik

PRISHTINE, 25 korrik /ATSH/ -Moti sot në Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 13-16°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 28-30°C

Në zonat malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 °C.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën.

Kontakti me diellin nga ora 9.00-17.00 mundësisht të jetë i kufizuar.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.