FOTO/ Rikualifikim urban i një tjetër lagje në Fier

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ – Në Fier po vijojnë ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme rrugore dhe plotësimin e saj me elementë urbanë.

Banorët e lagjes “8 Shkurti” tashmë kanë një tjetër hapësirë publike të sistemuar dhe gati për t’u ofruar gjithçka të munguar më parë.

Kjo lagje i ofron banorëve një infrastrukturë rrugore të garatuar, ambiente shlodhëse e argëtuese për odo grupmoshë si dhe gjelbërim e ndriçim publik.

Disa muaj më parë, dhjetëra blloqe banimi në qytetin e Fierit ishin shndërruar në hapësira publike jofunksionale. Fal investimeve sot këto zona janë më atraktive, ku argëtohen qindra fëmijë, të moshuar dhe banorë të tjerë.

Përveç përmirësimit të imazhit të këtyre blloqeve, investimet e bashkisë së Fierit në to, kanë përmirësuar jetesën dhe rritur vlerën e banesave. /a.a/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.