Elbasan, KMD: Integrimi i njerëzve me nevoja të veçanta, shërbim dhe mbrojtje ligjore

TIRANË, 25 korrik /ATSH – I. Vata/ – “Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, në Elbasan kujdeset për integrimi e njerëzve me nevoja te veçanta në shoqëri përmes shërbimeve, këshillimeve ligjore”, shprehet  Komisioneri Mbrojtjen nga Diskriminimi.

“Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta, në Elbasan është themeluar 3 vjet më parë nga prindër dhe profesioniste. Nevoja e shumë prindërve i mblodhi së bashku për një qëllim të përbashkët: të punojmë të gjithë për integrimin e personave me nevoja të veçanta. Misioni i së cilës është integrimi i njerëzve me nevoja te veçanta në shoqëri përmes: Shërbimeve për individë me nevoja te veçanta dhe familjet e tyre. Këshillimit e mbrojtjes ligjore, trajnimit dhe ndërgjegjësimit”, shprehet KMD.

Po ashtu, Komisioneri Mbrojtjen nga Diskriminimi sqaron se nga dhjetori i vitit 2018 kjo qendër është duke zbatuar projektin 3E ( Education, Employment , Empowerment) for youth/Edukim, fuqizim, punësim për të rinjtë.

“Ky projekt është financuar nga GIZ Albania nëpërmjet programit Pro SEED dhe kishte për qëllim të ndihmonte të rinjtë me dhe pa nevoja të veçanta të rriten në mënyrë profesionale dhe integrimin e tyre në shoqëri”, shprehet KMD.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.