BM – Johnson paraqet Brexit në parlament

LONDËR, 25 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri i ri konservator britanik, Boris Johnson do të vijojë me planet e tij për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Europian me anë të një fjalimi në parlament.

Johnson njoftoi ndryshime radikale në kabinetin e tij duke emëruar më shumë euroskeptikë në pozita të nivelit të lartë, pasi mori detyrën nga Theresa May, e cila dha dorëheqjen pasi nuk arriti të marrë miratimin parlamentar për marrëveshjen Brexit.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Johnson u premtoi dje votuesve se në plani e tij është për daljen nga Bashkimi Europian brenda 31 tetorit, me ose pa marrëveshje./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.