Bima mjekësore me një sërë përfitimesh shëndetësore

TIRANË, 25 korrik/ATSH/Gjethet e mentes konsiderohen si një barishte aromatike për pije të caktuara por në të vërtetë konsumimi i tyre ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore.

Mentja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem. Përdorimi i saj është veçanërisht e mirë për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar. Ky problem manifestohet me dhimbje abdominale, konstipacion, të përziera, fryrje dhe kontraktime.

Kundër të  ftohurës: Mentoli është përbërës i shumë medikamenteve kundër të ftohurës. Mentja si barishte rekomandohet të përdoret për të zbutur simptomat e të ftohurës.

Higjena e gojës: Gjethet e mentes largojnë erën e keqe të gojës por edhe mikrobet dhe bakteret që gjenden aty. Ju mund të përtypni disa gjethe ose mund të pini çaj menteje dhe nenexhiku për të përmirësuar higjenën dentare.

Funksionet e trurit: Studimet shpjegojnë se aroma e mentes mund të përmirësojë fuqinë e trurit dhe aftësitë e tij. Kjo aromë që vërehet tek mentja dhe nenexhiku apo barishtet e tjera të të njëjtës familje përmirësojnë kujtesën dhe vëmendjen. Gjithashtu, aroma e mentes apo nenexhikut largon lodhjen dhe ankthin por edhe stimulon sistemin qendror nervor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.