Agjencia Telegrafike Shqiptare

Investimi/ Dogana e vjetër e Vlorës do të transformohet

TIRANË, 24 korrik /ATSH/- Dogana në qytetin e Vlorës në jug të vendit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë duke u shëndërruar në një institucion  me infrastrukturë dhe pamje bashkëkohore në shërbim të qytetarëve.

Rikonstruksionet do të kryhen brenda një afati 1 vjeçar. Punimet do të kryhen specifikisht mbi fasadën e godinës si dhe në ambjentet e brendshme të saj.

Fotot tregojnë formën dhe pamjen e re që pritet të marrë Dogana e Vjetër e Vlorës. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version